Dalin në shitje biletat për ndeshjen Prishtina – Fola

17 korrik 2018 | 11:59

FC Prishtina përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se biletat për ndeshjen kthyese me Folan në raundin e parë të UEFA Europa League, kanë dal në shitje.

Prishtina ka njoftuar gjithashtu se biletat do të kenë dy çmime si dhe ato mund t’i blini në tri pika të “Eurokohës”: Te Qafa, Rruga “Migjeni” (përball ish-Bankës së Lubjanës apo OSBE-s), sheshi “Nënë Tereza” (për fundi “Swiss Diamond Hotel”) dhe rruga “Garibaldi” (për fundi “Hotel Grand”).

Biletat për tribuna perëndimore janë 5 euro, kurse ajo lindore 3 euro. Tribuna jugore është e hapur vetëm për “Plisa”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një…