Dardan Sejdiu: Humbi mirëbesimi në mes njerëzve në Vetëvendosje

15 mars 2018 | 21:02

Shefi i Grupit më të ri Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, që u nda nga Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka treguar arsyet e ndarjes së kësaj Lëvizje.

“12 deputetët që dolën nga VV kanë menduar se nuk është rruga e vetme që Kurti të jetë në krye dhe të printe. Ne të gjithë punuam për Albinin, por jo domosdoshmërisht që ky është njeri i vetëm që mund t’i prijë partisë. Duhet të jemi edhe serioz kur duhet të trajtojmë tema si kjo. Mendoj që për këta katër muaj është thënë shumëçka, dhe është sqaruar pozicioni i secilës palë. Unë e them që një prej sfidave kryesore në secilin subjekt, si mund të ndërtojmë një frymë mirëbesimi, dhe duke besuar që asnjëri prej këtyre njerëzve në VV nuk është në ndonjë ide tjetër, përvec të kontribuoj në ecjen përpara”, ka thënë Sejdiu në “RTV Dukagjini”.

Ai ka thënë se njëra ndër arsyjet e ndarjes ka qenë mungesa e mirëbesimit mes personave në LV.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me idenë që një subjekt mund të mendoj që të reduktojë të gjithë organizimin në dy vija… Mirëbesimi në mes nesh në katër ose pesë muajt e fundit humbi në mes neve. Partia nuk guxon të përqendrohet në emër dhe figurë”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dymbëdhjetë ekspertë japonezë pritet të vijnë në Kosovë për të…