Daut Haradinaj bën publik numrin e telefonit të personit që po thirret në emrin e tij

23 maj 2018 | 23:23

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka denoncuar publikisht një person që po thërret personat e tjerë në emrin e tij.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se ky person, tash për tash i panjohur po thërret njerëzit në telefon, duke u prezantuar si ai.

Haradinaj ka bërë të ditur se një prej njerëzve që ky person ka telefonuar, është edhe ish-futbollisti Agim Cana, babai i ish-futbollistit Lorik Cana.

Ai ka bërë thirrje që nëse dikush ka informacione për të, ta informojë Policinë e Kosovës.

“Ky numër po thërret si Daut Haradinaj, njërin nga njerëzit që e ka shqetësu është edhe Agim Cana babai i Lorik Canes. Policia janë të informuar, por ju lus nëse keni informacion ndihmoni policinë. Ky është nr që telefonon: 049444584”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë për…