Daut Haradinaj uron Kosovën për 10-vjetorin e Pavarësisë

17 shkurt 2018 | 12:37

Deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka uruar për 10 vjetorin e Pavarësisë, duke shkruar se përveq sfidave të vështira të kaluara, duhet të vazhdohet të punohet për të ardhmen tonë në familjen europiane dhe në NATO.

Ky është shkrimi i plotë i Daut Haradinajt në “Facebook”:

Sot kur po e festojmë 10 Vjetorin e shtetësisë dhe 20 Vjetorin e fillimit të Luftës në Kosovë, çdo gje qe themi eshte pak.

Gjakëderdhësit Ballkanik iu vërsulen popullit tonë në Pranverën e vitit 1998. Me sakrifica të panumërta, një vit pas luftës së përgjakshme në të cilën shqiptarët rezistuan dhe luftuan në mbrojtjen e atdheut, erdhi tek ndërhyrja e NATO-s në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke larguar njëherë e përgjithmonë forcat serbe nga Kosova. Plot 10 vite u deshën që vendi ynë ta shpallë mëvetësinë.

Sot kur festojmë dy ngjarjet: 10 vjetorin e shtetësisë dhe 20 vjetorin e fillimit të kësaj kauze, duke i kutljtuar po ashtu përpjekjet e panumërta sidomos të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, rezistencat studentore e popullore të viteve ’50 e ’60 me Adem Demaçin e shokët e tij, demonstratat për liri në vitet ’80 të prira nga Jusuf Gërvalla të vazhduara me protestat studentore të viteve 90 dhe deri tek sakrificat legjendare të Adem Jasharit, të gjithë shqiptarët në trojet etnike e në diasporë për dekada e dekada me radhë dhanë kaq shumë që t’i gëzohemi kohës që po e jetojmë!

Kjo ditë sado që ndoshta nuk i përmbushë plotësisht aspiratat e paraardhësve tanë, është një ngjarje që meriton të festohet dhe respektohet.Kurr me mire se sot ne Shqiptarët nuk kemi qene.Duke mos e harruar kurrë sakrificën e paraardhësve tanë duhet të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen tonë aty ku e kemi vendin: në familjen europiane dhe NATO me përkrahjen e pandalshme të Amerikës! KOSOVË: URIME 10 VJETORI I PAVARËSISË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e vendit…