De Boer: Ja pse dështova tek Interi

16 mars 2018 | 18:01

Frank De Boer, ish-trajneri i Interit një vit më parë, ka rrëfyer në një intervistë për të përditshmen britanike “The Indipendent”, për përvojën e tij te skuadra zikaltër, se përse dështoi në Serinë A.

“Pata vetëm një ndeshje miqësore në dispozicion, atë ndaj Celtics dhe më pas u detyrova të bëjë fazën përgatitore me skuadrën ndërkohë që kampionati kish nisur. Është shumë e vështirë, sidomos në një ekip si Interi. Kishim probleme me presidentin dhe medien, ndërkohë që edhe menaxherët sot kanë shumë influencë në futboll. Duhej të isha më i përgatitur dhe në ato moment nuk ishte gati për Interin”, ka thënë De Boer.

Por dështimet për trajneri holandez vijuan edhe më tej, me skuadrën britanike të Crystal Palace, duke u shkarkuar shumë shpejt nga detyra. Gjithsesi, trajneri nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe pret një ofertë të mirë, një projekt ambicioz për t’u ulur sërish në stol.
“Jam gati për të ndezur sërish motorët, për të nisur një aventurë të re, në një klub të ri. Natyrisht që përvoja e ardhshme duhet të jetë pozitive për mua. E rëndësishme është të zgjedh një klub ku të kem mundësi për të ndërtuar diçka. kam pasur oferta, por është më mirë ta nis sezonin nga fillimi dhe jo në mesin e tij”, deklaroi trajneri Frank De Boer. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të PDK-së gati sa…