Deda: Kjo Qeveri nuk ka jetë të gjatë, brenda këtij viti do të ketë zgjedhje 

08 shkurt 2018 | 20:18

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka theksuar se jetëgjatësia e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, do të jetë çështje muajsh.

Ai ka thënë për “Telegrafin” se beson, ndonëse nuk ka ndonjë informatë, që brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti do të ketë zgjedhje në vend.

“Kemi të bëjmë me një Qeveri të paqëndrueshme në rafshin e brendshëm, por e paqëndrueshme është edhe në afshin e jashtëm. Nuk mundet Hashim Thaçi dhe pjesa tjerëve e liderëve, nuk mund me prodhu një marrëveshje të favorshme me Serbinë. Të gjitha këto çështje grumbullohen, dhe kjo qeveri nuk ka me pritë fundin e vitit në pushtet”, ka theksuar Deda.

Sipas tij, krebdibiliteti i shtetit në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Aventura me Specialen është reflektuar edhe në strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) për vendet e Ballkanit Perëndimor. Njerëzit të cilët e kanë iniciuar këtë, duhet të japin dorëheqje – jo deputetët por ata që kanë qëndruar prapa tyre”, ka shtuar Deda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme i…