Dedaj kritikon liderët për darkën: Mos i ktheni institucionet në oda burrash

05 shkurt 2018 | 11:26

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka hedhur kritika ndaj krerëve shtetërorë për darkën e së dielës të organizuar nga presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në reagimin e tij të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Dedaj ka thënë se institucionet nuk duhet kthyer në oda burrat pasi të tilla veprime nuk ka bërë asnjë vend i Bashkimit Evropian.

“Odat, dobësim i institucioneve shtetërore dhe imazhit të Kosovës. Institucionet nuk duhet kthyer në oda burrash, sepse këtë nuk e bënë asnjë vend në Bashkimin Evropian as botën demokratike”, ka shkruar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kaçanikut përmes ekipeve në terren është duke punuar…