Dedaj: Rritja e pagave, vendim i padrejtë dhe i nxituar

13 qershor 2018 | 14:38

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë është vendim i nxituar dhe i padrejtë.

“Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosovës për një establishment të caktuar është vendim i padrejtë, diskriminues dhe i nxituar. Pagat janë rritur vetëm për kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat si dhe për disa pjesëtarë të Qeverisë, njerëz të afërt me kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, të cilët ose janë familjarë ose bashkëpartiak të tyre . Me këtë rritje klanore janë shkelur parimet e barazisë sociale, drejtësisë dhe të të drejtave njerëzore”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se ky reagim nuk ka të bëjë me zvogëlimin e pagës si zëvendësministër.

“Disa nga ‘mediet’, nuk duhet në vazhdimësi të gënjejnë! Asnjë reagim se kam bërë për zvogëlimin e pagës, por nuk mendoj se duhet fare të rriten pagat për qeveritarët në një Kosovë të varfër. Duhet të mendojmë për barazi sociale, drejtësi dhe shtresat e varfra… Unë në fakt kam përvojë dhe e njohë nivelin e disa ‘medieve’ të Kosovës! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Dedaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fernando Hierro do të drejtojë Spanjën në Kupën e Botës…