Deklarata e parë e Challandesit si trajner i Kosovës

02 mars 2018 | 12:01

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është edhe zyrtarisht përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai në deklaratën e parë si trajner i Kosovës, ka thënë se për të është një sfidë e marrë emërimi në krye të përfaqësues së Kosovës.

“Faleminderit për besimin që ma keni dhënë. E njoh dëshirën dhe zjarrin e popullit të Kosovës për futbollin. Për mua është një sfidë e madhe dhe Kosova është një ekip i ri. Duhet të krijohet një ekip të madh, pasi ka shqiptarë kosovarë që luajnë jashtë shtetit dhe është detyrë që t’i ftojmë”, ka thënë Challandes.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Challandes edhe zyrtarisht është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së…