Del në shtyp libri “Historia gojore”

08 shkurt 2018 | 16:08

Ka dalë në shtyp libri “Historia gojore” i dekanit të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dr. Bujar Dugollit.

Autori i librit, Bujar Dugolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar arsyet e botimit të këtij libri.

“Me qëllim që sadopak të kontribuojnë në sensibilizimin e çështjes së përdorimit të historisë gojore në ndriçimin e së kaluarës historike, është përgatitur ky libër universitar për studentët e historisë, por edhe të lëmive të tjera, të cilët historinë gojore e përdorin për kërkime shkencore dhe jo vetëm. Libri ‘Historia gojore’ do t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre, që interesohen për grumbullimin e të dhënave historike nëpërmjet të metodës, që aplikon kjo disiplinë”, ka thënë Duolli.

Ai ka shtuar se këtë libër mund ta shfrytëzojnë në mënyrë të njëjtë jo vetëm studentët dhe historianët profesionistë, por edhe arkivistët, muzeologët, historianët e historisë lokale, gjeneologët, antropologët, etnologët dhe shumë të tjerë.

“Shpresojmë, se shfrytëzimi i këtij libri do të kontribuojë, që procesi i mësimit të historisë gojore të bëhet sa më interesant dhe interaktiv, si për profesorë ashtu edhe për studentë”, ka thënë ai.

Dugolli ka thënë se ky libër nëpërmjet hulumtimit të tregimeve personale dhe trendeve të ndryshme, të cilat ekzistonin në jetën kulturore, ekonomike, politike, shoqërore dhe të përditshme, do të ndihmojë në thellimin e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, jo vetëm te profesorët, por edhe te studentët.

Ai ka thënë se shumë shpejt opinioni do të njoftohet për promovimin e këtij libri.

Fotografia e Bujar Dugolli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Mundjes së Kosovës (FMK) do të organizoj turneun…