Delawie flet me optimizëm: Demarkacioni mund të votohet këtë javë

06 mars 2018 | 19:24

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie është shprehur optimist për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë kësaj jave.

Në një intervistë për portalin “KosSev“, Delawie deklaroi se mendon që votimi i demarkacionit nuk ka qenë asnjëherë më afër sesa ditëve të sotme.

“E pranoj se jam fajtor për faktin se jam optimist. Askush nuk duhet të hyjë në punën e diplomacisë nëse nuk është optimist. Mendoj se është fakt që ne kurrë nuk kemi qenë më afër sesa që jemi sot për të votuar pozitivisht në Kuvend, pasi 80 ose më shumë vota duhen në favor të kësaj Marrëveshjeje për Demarkacionin”, u shpreh Delawie.

“Do të jem optimist dhe do të them se në të vërtetë [demarkacioni, v.j] mund të votohet pozitivisht këtë javë dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka shtuar Delawie.

Delawie ka thënë se është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur gatishmërinë e Koresë së…