Delawie pret në takim Kurtin, flasin për situatën politike në vend

20 qershor 2018 | 17:51

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pritur në takim nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Greg Delawie në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Bashkë me ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë me dije se e ka njoftuar ambasadorin Delawie lidhur me qëndrimet e Vetëvendosjes për të gjitha temat që kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit të Kosovës.

“Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e Lëvizjes Vetëvendosje për të gjitha këto çështje. U dakorduam për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen”, ka thënë Kurti.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, i…