Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend (Video)

13 dhjetor 2017 | 21:32

Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës, pritet që së shpejti të shkoj në Kuvend për t’u votuar si i tillë.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj shpjegon se si do të votohen në Kuvend, vetëm marrëveshja apo edhe raporti i Komisionit të ri. Ajo deklaroi se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në Kuvend.

Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.

Në mandatin e kaluar qeverisës, që ishte i përbërë nga PDK, Lista Serbe dhe LDK, marrëveshja e demarkacionit nuk doli në votim për shkak se opozita,  patën përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…