Dëmtohet kalaja në Gjirokastër

21 shkurt 2018 | 11:07

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka qenë në Gjirokastër për t’i parë nga afër pasojat e çarjes së murit të kalasë, të evidentuara pak ditë më parë. “Konstatohet një zgjerim i çarjeve ekzistence me 1-1.5 cm. Natyrisht se çdo lëvizje që ndodh në terren reflektohet deri në lartësinë e mureve”, ka thënë Kumbaro.

Ministrja ka theksuar se është duke u punuar për ndërhyrje në projekt dhe parandalimin e avancimit të këtyre çarjeve të hershme. “Inxhinierët janë duke punuar për ta bërë projektin e ndërhyrjes së fortifikimit dhe parandalimi i këtyre krisjeve që nuk janë të reja”, ka thënë Kumbaro.

Ajo ka thënë se arkitekti dhe restauratori Agron Doraci e ka cilësuar situatën të rrezikshme, duke theksuar domosdoshmërinë e sistemimit të ujërave për shmangien e lagështisë në muret e kalasë, si një ndër faktorët dhe pasojat negative në të. Thellimi i çarjeve në pjesën juglindore të murit të kalasë së Gjirokastrës, ngriti alarmin për rrezikun e shembjes së saj si pasojë e erozionit dhe lëvizjeve tektonike që kanë përkeqësuar situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Dr. Entela Komnino, “E vërteta për…