Dënohet personi i parë në hetimet Trump-Rusi

03 prill 2018 | 20:30

Avokati holandez, Alex van der Zwaan, është personi i parë që është burgosur në kuadër të hetimeve të FBI-së për bashkëpunimin e supozuar të ekipit të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Avokati 33 vjeçar është dërnuar dhe 30 ditë burgim për deklarata të rrejshme përballë hetuesve sa i përket kontakteve me ish-ndihmësin e Trumpit, Rick Gates.

Ai e ka pranuar fajësinë në muajin shkurt.

Van der Zwaan është dhëndrri i një prej personave më të pasur në Rusi ndërsa ka qenë personi i 19-të në listë për t’u akuzuar nga këshilltari special, Robert Mueller, raporton BBC.

Në padinë kundër avokatit nuk është përmendur fushata e vitit 2016.

Trump nuk është akuzuar për ndonjë keqbërje.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara u kanë vënë sanksione 18 rusëve, duke përfshirë 13 persona që janë akuzuar në hetimet e Muellerit, lidhur me ndërhyrjet e vitit 2016 dhe sulmet e supozuara kibernetike.

Van der Zwaan është gjobitur po ashtu me 20,000 dollarë dhe është dënuar me dy muaj lirim të mbikqyrur

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se gjysma e fluturimeve evropiane ka mundësi të…