Deputetët e LDK-së takojnë Apostolovën, flasin për zhvillimet e fundit politike

05 shkurt 2018 | 14:56

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu kanë pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Postolova.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç’rast Hoti ka shprehur kundërshtimin grupit parlamentar të LDK-së lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, i ka informuar deputetët e grupit parlamentar të LDK-së se zyra e BE-së në Kosovë nesër do ta bëjë publike strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, Apostolova i ka njoftuar deputetët për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme.

Gjatë këtij takimi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka falënderuar Apostolovën për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar Kosovën në procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që…