Deputetet vizitojnë gratë e FSK-së

20 dhjetor 2017 | 12:48

Anëtaret e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona dhe Peticione kanë vizituar sot Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), ku janë takuar takim me shefen e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në këtë ministri, Halime Morina si dhe me përfaqësueset femra të disa departamenteve të kësaj ministrie.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka theksuar se në MFSK i kushtohet rëndësi përfshirjes së femrave, duke pohuar se shkalla e përfshirjes është e kënaqshme.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, ka premtuar bashkëpunim dhe ndihmë profesionale për FSK-në. “Do të punojmë për ju sa herë që keni nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa Halime Morina ka prezantuar punën e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MFSK/FSK në raport me femrat e këtë ministri, si dhe ka folur për arritjet dhe sfidat për përfaqësimin e femrës në proceset vendimmarrëse dhe ngritjen e saj në karrierë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica parlamentare mund të prishet, nëse Aleanca për Shqiptarët që…