Deputeti i Grupit të Pavarur e konfirmon emrin e partisë së re

26 prill 2018 | 19:47

12 deputetët e Grupit të Deputetëve të Pavarur do të formojnë një parti të re me emrin “Partia Social Demokrate”.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” deputeti i këtij grupi, Fisnik Ismaili.

I pyetur se cili do të jetë emri i partisë, ai shkurtimisht ka bërë të ditur se është Partia Social Demokrate e Kaqusha Jasharit.

Ismaili ka dhënë përgjigje edhe për një logo që po qarkullon në media. Ai ka thënë se nuk ka asgjë përfundimtare dhe logoja që po raportohet të jetë e partisë, nuk është zyrtare.

“Nuk është jo, nuk ka kurgjo finale, janë duke punu”, është shprehur ai.

Ndryshe, Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë rënë dakord me Kaqusha Jasharin që të marrin emrin e partisë së saj.

Shpërndaje që të inspirosh tjetrin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 33 shtete në gjithë Evropën, shkalla e papunësisë ka…