Deputeti Selimi kërkon rregullimin e varrezave të dëshmorëve

14 dhjetor 2017 | 09:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar që të ketë më shumë kujdes dhe investim në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Selimi gjatë seancës së sotme plenare, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që të ketë më shumë angazhim në trajtimin e kësaj çështje, pasi sipas tij, gjendja e varrezave të dëshmorëve është e mjerueshme.

“Kërkoj angazhimin tuaj zotri Haradinaj. Llogarit edhe në angazhimin e secilit prej nesh, për rregullimin e varrezave të dëshmorëve. Shpresoj që në 20-vjetorin e ardhshëm të ditës së dëshmorëve, familjarët e tyre të kenë ku të hedhin lule, sepse gjendja aktuale e këtyre varrezave është e padinjitetshme dhe aspak nuk është e respektueshme”, është shprehur Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smajl Latifi ka pranuar të enjten zyrtarisht detyrën e kryetarit…