Deputeti Zeka në mbrojtje të biografisë së Hashim Thaçit

16 mars 2018 | 11:41

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka folur lidhur me librin biografik të presidentit Hashim Thaçi.

“Akuzat të cilat i bëri Lumir Abdixhiku në drejtim të Qeverisë nuk qëndrojnë asnjë, duke filluar prej kontratës së Thaçit dhe avokatit Geoffrey Nice. Kjo kontratë nuk është bërë në emër të asnjë qeverie. Madje kjo ka qenë në mandatin e Qeverisë së LDK-së dhe PDK-së”.

“Nëse Avdullah Hoti posedon ndonjë kontonumër, sepse pagesat janë bërë përmes thesarit. Pra, nëse Hoti del në foltore dhe na argumenton se është bërë ndonjë pagesë ose kontratë në emër të Qeverisë, atëherë unë dalë dhe kërkoj falje”, ka thënë Zeka në Kuvendin e Kosovës.

Zeka ka folur edhe për atë që deputeti Abdixhiku ka kërkuar formimin e një komisioni hetimor i cili do të bëjë hetimin e të gjitha mjeteve të ndara deri më tani nga buxheti i shtetit për të lobuar në botë për përmirësimin e imazhit të Kosovës, raporton “Klan Kosova”.

“Sa i përket formimit të komisionit hetimor, ne si grup i Nismës e mbështesim 100 për qind, por dëshirojmë ta hetojmë edhe Fondin e tre përqindëshit edhe Fondin Vendlindja thërret, dhe kush është shkaktar që nuk i janë paguar paratë ‘Bechtel Enka’-s, dhe pse faturën e Qeverisë së kaluar duhet ta paguajë Qeveria aktuale”.

“Kush janë ata fajtorë, ne e dimë se në Qeverinë e Agim Çekut, në viti 2006-2007, Rinvesti ka vjedhur dhe ka keqpërdorur 8 milionë euro para të cilat janë dhënë për planin strategjik zhvillimor të Qeverisë. Prandaj s’është mirë për të dalë dhe për të lëshuar ‘rafal’ e me dalë prej sallës”, ka thënë Zeka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” përmes një reagimi për media…