Deputetja Brovina dekorohet nga presidenti Thaçi

26 shkurt 2018 | 11:54

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar deputeten e PDK-së, Flora Brovina me Medaljen Presidenciale.

“Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës”.

“Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për zyrtarizimin e firmës do të duhen disa muaj, por…