Deputetja Deliu dhe senatori italian bisedojnë për procesin e integrimit

01 shkurt 2018 | 19:02

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka zhvilluar të enjten një takim me senatorin nga Italia, Ludovico Sonego, me të cilin ka diskutuar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Temë bosht e këtij takimi ishte ecuria e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe reformat që institucionet e vendit kanë ndërmarrë në këtë proces.

Kryetarja Deliu-Kodra e ka informuar parlamentarin italian me hapat që janë bërë në këtë drejtim, veçmas në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të agjendës për reforma evropiane.

Senatori italian, Sonego, nga ana e tij, ka theksuar nevojën e investimeve më të mëdha në fushën e ekonomisë, si dhe të forcimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Italisë.

Në takim, temë diskutimi ishte edhe Gjykata Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në…