Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

20 mars 2018 | 12:37

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Në këtë mbledhje ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit dhe Projektligji për inovacion shkencor dhe transfer të dijes e teknologjisë.

Mbledhja e radhës e këtij komisioni pritet të mbahet të martën e ardhshme.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka bërë me dije se në po të njëjtën ditë të mbahet një dëgjim publik për Projektligjin e Inspektoratit të Arsimit.

“Pasi nuk ka kuorum nuk mund të quhet mbledhje e rregullt. Por ta caktojmë një datë për dëgjim publik për Inspektoratin e Arsimit. Është hera e parë që në komision na kanë ardhur dy ligje pas leximit të parë, e që do të duhej të fillojmë me punë. Të caktojmë për secilën ligj nga një dëgjim publik, dhe pastaj pas dëgjimit publik nga të dhënat që i marrim aty, dhe deputetët të dërgojnë amendamente për dy javë, dhe gjatë këtyre dy javëve me i vënë dëgjimet publike dhe shqyrtimin e këtyre dy ligjeve nen pas neni”, ka thënë Kurteshi.

Teuta Haxhiu nga AAK-ja, Fidan Rekaliu nga LDK-ja, Nezir Çoçaj nga PDK-ja dhe Arbërie Nagvaci nga Vetëvendosje janë pajtuar që të martën të mbahet dëgjimi publik për Projektligjin e Inspektoratit të Arsimit.

(Arbisa SHEFKIU)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE) Valdrin Lluka, ka marrë pjesë…