Deutsche Bank do të shkurtojë mijëra vende pune

24 maj 2018 | 10:35

Deutsche Bank ka bërë me dije se do të shkurtojë 7 000 vende pune, në përpjekje për t’ju rikthyer fitimit.

Banka gjermane ka theksuar se do të reduktojë nivelin global të stafit nga 97 000 në 90 000.

Banka nuk ka treguar se cilat vende do të preken nga shkurtimet.

Këto shkurtime janë masa e parë e madhe nga shefi ekzekutiv, Christian Sewing, i cili ka marrë rolin muajin e kaluar, pasi paraardhësi i tij, John Cryan është shkarkuar.

Kërkimi për zëvendësimin e tij ka filluar pasi banka ka raportuar humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Kosovë insistojnë që presidenti Hashim Thaçi të…