Dialogu përfundimtar me Serbinë do të rezultojë me njohje reciproke

15 maj 2018 | 23:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se dialogu i deritashëm mes dy vendeve ka pasur një dinamikë të pakënaqshme.

Ai ka kujtuar se ka qenë një ndër kritikuesit më të ashpër të ritmit të dialogut të deritashëm, që sipas tij ka dështuar dhe duhet të ridefinohet.

Sipas shefit të ekzekutivit të vendit, negociatat përfundimtare mes dy vendeve mund të përfundojnë “brenda këtij viti”.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se dialogu përfundimtar do të rezultojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi.

Haradinaj ka thënë se nuk do ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë, sepse i duhet të merret “me punët e shtëpisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni qeverisës në Maqedoni është zgjeruar edhe me dy parti politike,…