Digjet banesa në Prishtinë, vdes vajza katërvjeçare

07 prill 2018 | 10:51

Një vajzë katërvjeçare ka mbetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

Banesa, tek vendi i njohur si Te Fontana, ka marrë flakë për shkak të nxehëses elektrike duke pësuar me fatalitet e mitura.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 në mëngjesin e së shtunës.

Vdekjen e ka konfirmuar Shpend Fazliu nga QKUK-ja.

Sipas banorëve, në banesën e djegur jetonin vetëm nëna dhe fëmija katërvjeçar.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike na banesë ishte vetëm e mitura. (Klan Kosova)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e…