Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes 80 vjeçari që gjendej brenda

24 mars 2018 | 16:52

Policia e Kosovës  (PK), ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën “Nexhip Draga”, në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri.

Rastin për “Telegraf”-in,  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve, brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetur një person i moshuar rreth moshës 80 vjeçare. Sipas të dhënave të para, viktima thuhet të jetë vetë pronari i shtëpisë. Njësi Policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka falënderuar së…