Diona Fona paralajmëron risi për të mërkurën, publikon klip të ri?

12 Dhjetor 00:49

Ylli i ri i muzikës argëtuese, Diona Fona, ka paralajmëruar një risi për të mërkurën.

Këtë këngëtarja atraktive e bëri në rrjetin social Instagram, ku për 13 dhjetor ka paralajmëruar një projekt të ri.

Në etiketim të fotos ajo ka bërë fotografin Artan Korenica dhe llogarinë zyrtare të shtëpisë së hiteve, RedBox.

“Shy, 13 dhjetor e mërkurë”, ka shkruar Diona në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Këngëtarja ka publikuar një seri këngësh të suksesshme që e kanë bërë atë prej këngëtareve femra më të dashura për publikun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Albërie Hadërgjonaj thotë se ka gjithçka në jetë, duke qenë…