Diona Fona vjen në bashkëpunim me një reper

18 dhjetor 2017 | 10:52

Artistja e re në skenë, Diona Fona, në emisionin “1 kafe prej shpisë”, ka folur për  projektin e saj më të ri me titull “Shy”.

Ajo ka treguar se videoklipin e ka xhiruar në Amerikë, veshjet i ka zgjedhur vetë dhe bëri me dije se ka punuar shumë për këtë projekt.

Mes të tjerash, ajo ka folur edhe për projektet e ardhshme ku, mes të tjerash, zbuloi se shumë shpejt do të vijë në bashkëpunim me një reper, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Mbetet të shihet se cili reper do të jetë bashkë me Dionën në projektin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e gjirit të San Franciskos është mbyllur pas…