Diplomatët e dëbuar nga ShBA-ja arrijnë në Rusi

01 prill 2018 | 13:05

Diplomatët rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë arritur në Moskë.

Agjencia shtetërore e lajmeve ruse “TASS” ka raportuar sot se 46 pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Uashington dhe familjet e tyre kanë arritur në aeroportin Vbukovo në Moskë.

Më vonë gjatë ditës, edhe një avion që bartë 14 pjesëtarë të stafit të konsullatës ruse në Sietëll dhe pjesëtarë të misionit rus në OKB do të arrijë në kryeqytetin rus.

Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 60 diplomatë rusë dhe kanë udhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Sietëll, duke iu kundërpërgjigjur kështu helmimit të dyshuar të Rusisë me agjent nervor të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani.

Britania e akuzon Rusinë se qëndron prapa këtij sulmi, por Moska mohon një gjë të tillë.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë udhëruar dëbimin e mbi 150 diplomatëve rusë.

Rusia është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke dëbuar diplomatët e vendeve perëndimore. Moska ka udhëruar dëbimin e 60 diplomatëve amerikanë dhe ka mbyllur konsullatën amerikane në Shën Petersburg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur më pak se dy muaj nga dasma mbretërore…