Diskutohet për zhvillimin ekonomik të Shtimes

25 janar 2018 | 19:36

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, së bashku me drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Sabri Çerkini dhe zyrtaren për Zhvillim, Ardita Frangu, kanë pritur në takim drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZhR), Mrika Macula, me bashkëpunëtoren e saj, Mimoza Tafarshiku.

Në takim është biseduar për mënyrën e realizmit të projekteve të përbashkëta, në funksion të zhvillimit ekonomik lokal të Komunës së Shtimes dhe rajonit në përgjithësi.

Fokusi i takimit ka qenë edhe bashkëpunimi i Komunës së Shtimes me AZhR-në për arritjen e rezultateve në grantet e lansuara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në mbështetje të komunave dhe bizneseve për zhvillimin socio-ekonomik si dhe planifikimin e përbashkët për projektet e Komisionit Evropian dhe donatorëve që e mbështesin zhvillimin ekonomi rajonal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit Haradinaj,  i emëruar mbajtës i dosjes për…