“Disney” blen shumicën e “21st Century Fox” për 52.4 miliardë dollarë

14 Dhjetor 21:10

“Walt Disney Company” ra dakord që të blejë asetet kryesore të “21st Century Fox” për 52.4 miliardë dollarë.
Marrëveshja përfshin edhe 39% të aksionevë që “Fox” ka te transmetuesi satelitor “Sky”, si dhe studion e filmave “20th Century Fox”.

Lajmi u konfirmua nga kompania “Disney”, ndërsa mësohet se asetet e mbetura të “Fox”-it, përfshirë “Fox News” dhe “Sports” do të formojnë një kompani të re.

Kjo marrëveshje miliardere i jep fund më shumë se gjysmëshekulli zgjerimi mediatik nga pronari i “Fox”-it, Rupert Murdoch, i cili tashmë është 86 vjeç.

Murdoch trashëgoi një gazetë të vetme australiane nga babai i tij në moshën 21-vjeçare dhe atë e shndërroi në një nga perandoritë më të mëdha të lajmeve dhe filmave në botë.

Veç miliardave të shitjes, Murdochut do t’i mbetet kontrolli i “News Corp”, që zotëron gazetat “The Times” dhe “Sun”, megjithëse prania e tij në botën e lajmit do të reduktohet ndjeshëm.

Blerja kolosale do t’i shtohet katalogut masiv të “Disney”-t dhe duket se është një strategji e qartë për t’u përballur me rivalët digjitale, përcjell TCh.

Ekspërtët thonë se blerja miliardere e përfocon pozicionin e “Disney”-t, si një prej kompanive kryesore mediatike në botë dhe e vendos në pozicion që të konkurrojë fuqishëm me perandoritë e internetit, si “Amazon”, “Facebook” apo “Netflix”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Bitcoin tani mund të shkëmbehet edhe në bankat e SHBA-ve.…