Dita e gjashtë e Botërorit, në fushë Kolumbia e Polonia. Rusia nis ndeshjet e dyta

19 qershor 2018 | 13:43

Kolumbia dhe Japonia kthehen të luajnë kundër njëra-tjetrës pas 4 vitesh. Në vitin 2014 ishte skuadra amerikano-latine, ajo që triumfoi me rezultatin 4-1, gjë që do të kërkojë ta përsërisë edhe në këtë ndeshje të vlefshme për grupin H.

Bilanci është tërësisht në favor të Kolumbisë për sa u përket përballjeve të drejtpërdrejta me Japoninë, me këtë të fundit që do të kërkojë të thyejë një tabu ndaj ekipeve amerikano-latine, ndaj të cilave nuk ka fituar asnjëherë në kampionate botërore.

Në orën 17:00 të kësaj të marte do të luhet edhe ndeshja mes Polonisë dhe Senegalit, dy skuadra që vihen përballë njëra-tjetrës për herë të parë në historinë e tyre.

Polonia ka një bilanc pozitiv në përballjet me ekipet afrikane në tërësi, me 1 fitore e 2 barazime, por pa dhuruar shumë gola.

Në orën 20:00 nis ndërkohë seria e ndeshjeve të raundit të dytë në grupe, me takimin Rusi-Egjipt, një përballje që mund të rezultojë vendimtare.

Vendasit, që e kanë një fitore, atë me Arabinë Saudite, do të kërkojnë që të marrin 3 pikë të tjera dhe më pas të shohin se çfarë do të bëjë Uruguaji. Për Egjiptin kjo është ndoshta mundësia e fundit për të pasur mundësi kualifikimi.

Lajmi i mirë për skuadrën e Hector Cuper është se Mohamed Salah do të jetë në fushën e lojës që nga minuta e parë. Ylli i skuadrës afrikane dhe Liverpoolit nuk mundi të luajë ndaj Uruguajit, për shkak të dëmtimit në shpatull. /tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë, por në…