Dogana konfiskon mbi një mijë fishekë

13 Dhjetor 15:10

Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit të një kamioni i cili vinte nga Shqipëria, të mërkurën kanë gjetur sasi të plumbave në kabinën e vozitësit.

“Gjatë një kontrolli të detajuar të kabinës së një maune në hyrje në pikë kalimin doganor të Vërmicës, ekipet e antikontrabandës rreth orës 13:30 kanë zbuluar dhe konfiskuar 1040 copë fishek të kalibrit 7.62 mm për armë të gjatë AK47 si dhe është bërë arrestimi i personit”, është thënë në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e municionit rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës për vazhdim të mëtutjeshëm te hetimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Cleveland korri fitoren e 21-të sezonale në NBA, pas triumfit…