Dogana nga nesër nis implementimin e sistemit ASYCUDA World

14 shkurt 2018 | 12:03

Dogana e Kosovës ka njoftuar të gjitha subjektet si ato importuese, eksportuese, transportuesit e mallrave, agjentët doganorë dhe palët tjera që zhvillojnë aktivitetet në tregtinë ndërkombëtare se më 15 shkurt 2018 duke filluar nga ora 18:00, Dogana e Kosovës ka planifikuar të fillojë me implementimin e versionit të ri të sistemit ASYCUDA World (AW).

“Versioni i ri që do të instalohet ofron mundësi më të mëdha në procedurat doganore, lehtësira si dhe siguri në procedura doganore. Për të përditësuar këtë sistemim duhet të ndërpritet sistemi aktual dhe koha e nevojshme për të kaluar në versionin e ri është rreth gjashtë (6) orë, prandaj është planifikuar që më 15 shkurt 2018, duke filluar nga ora 18:00 – 24:00 të kalohet në versionin e ri të sistemit ASYCUDA (AW)”.

“Gjatë kësaj kohe prej gjashte orëve mund të ketë vonesa në vendkalime kufitar dhe pritje më të gjata, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vonese eventuale gjatë kësaj kohe”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain, i përforcuar në afatin kalimtar të verës…