Dogana Shqipëri – Kosovë, një dritare e vetme

26 shkurt 2018 | 07:48

Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka avancuar shumë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ish-drejtori i Doganës së Kosovës ka bërë me dije se në muajin e ardhshëm do të ketë lehtësira doganore ndërmjet dy vendeve.

Sipas Rafunës, tani do të jetë një pikë e përbashkët doganore Kosovë – Shqipëri në kufirin Morinë – Vërmicë.

“Këtu do ta kemi ndryshimin më të madh në muajin e ardhshëm, ku do t’i vendosim të dyja doganat në një dritare të vetme”, ka thënë Rafuna, duke bërë me dije se të dyja qeveritë janë duke ndërmarrë veprime për t’i eliminuar burokracitë institucionale.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni nënumrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Heba Libri “Mos eja në ëndërr”, i poetit Jahja…