Doli nga shtypi kompleti i pesë librave kushtuar Fazli Greiçevcit

11 shkurt 2018 | 13:53

Ka dalë nga shtypi kompleti i pesë veprave letrare kushtuar mësuesit, poetit, heroit të Kosovës, Fazli Greiçevci.

Në këtë komplet librash janë të përfshirë pesë libra:

1.“Poeti që u shkri në diell”, dy monografi: E para sjell tërë dosjen e ndjekjes e përndjekjes, burgimit, keqtrajtimit mizor të poetit e mësuesit Fazli, në burgun e Prishtinës, vrasja, dhe hedhja në gjyq e kriminelit çetnik-serb, Vlada Sheligoviqit, heroizmi i dr. Alki Sokolit, i cili nuk e nënshkroi dosjen e UDB-së, që përpiqej ta fshihet krimin, vrasjen e tij, dhe ta shpallin mashtrimin se Fazli Greiçevci ka vdekur nga një sëmundjeje e rrezikshme, dhe Monografia e dytë i kushtohet poetit e veprimtarit të shquar, nipit të Fazliut, Ymer Elshanit, të cilin po ashtu, çetnikët serbë e pushkatuan me tërë familjen e tij mbeti e gjallë vetëm vajza e madhe, Teuta.

2. “Poeti, që hyri në përmendore”, monografi.

3. “Shqipe ishim, Shqipe jemi”, i kushtohet flamurit kuqezi, të cilin Fazliu, as s’e shkeli, as s’e pështyu, as s’e grisi me urdhrin e barbarëve udbashë, të ndihmuar edhe nga disa shqipfolës.

4. “Flamur nga Drenica”, i botuar në vitin 1991, kur për herë të parë zbardhet, në vargje, vrasja barbare e mësuesit e poetit Fazli, bash në ditën, kur më 3 gushtit 1991, populli zhvarrosi dhe rivarrosi eshtrat e birit të vet.

5. “Fi – Fi – Guri”, i kushtohet Flamurit, djalit të vetëm të Fazliut, i cili dha shpirt në Turqi…
Këto vepra i shkroi, i botoi vet shkrimtari, publicisti, gazetari, Riza Greiçevci, i cili, me Fazliun, ishin fëmijë të dy vëllezërve.

(I. HOTI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja shumëvjeçare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Donika Gërvalla,…