Donjeta Sadiku, e argjendtë në Evropian, por nuk lejohet të marrë pjesë në Botëror

31 dhjetor 16:36

Boksierja Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të Boksit, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, për të reja dhe juniore.

Ajo në finale u mposht nga rusja Ludmila Vorontsova pas një meçi të fortë. Boksierja më e mirë e Kosovës, Donjeta Sadiku, nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit në Guwahati të Indisë, pasi shteti i Indisë ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës. Nënkampionia evropiane dhe botërore për të reja dhe kandidate për ta fituar normën olimpike “Tokyo 2020” u përfshi, por ajo nuk u lejua të marrë pjesë në garën ku shihej favorite për të fituar medalje.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Italia jashtë botërorit. Kishte ndodhur 60 vite më parë dhe…