Dorëhiqet presidenti i Paraguait

28 maj 2018 | 22:34

Presidenti i Paraguait, Horacio Cartes, ka dhënë dorëheqje në mënyrë që të marrë një vend në Senat.

Mandati i tij pesëvjeçar për president do të përfundojë në gusht dhe sipas Kushtetutës, pas përfundimit të mandatit, presidenti mund të bëhet anëtar i përjetshëm i Senatit, por pa të drejtë votimi, transmeton AP.

Megjithatë, Cartes fitoi një mandat të plotë në zgjedhjet e muajit të kaluar, i cili sipas agjencisë do ta ndihmojë atë të zgjasë ndikimin e tij politik në të ardhmen.

Me ligj për t’u bërë senator, ai duhet më parë të japë dorëheqjen si president.

Dorëheqja duhet të konfirmohet nga Senati dhe deri në zgjedhjen e presidentit të ri, në krye të shtetit do të jetë zëvendës presidentja Alice Puchet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e njohur kineze, Xiaomi, ka konfirmuar se Mi Band…