Dovizioso vazhdon me Ducatin deri më 2020

18 maj 2018 | 14:23

Andrea Dovizioso ka arritur marrëveshjen me Ducatin për zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2020.

Mungon vetëm zyrtarizimi, por është e sigurt që Dovi do të garojë edhe për dy vite të tjera mbi Desmosedicin e skuadrës zyrtare, duke vijuar kështu bashkëpunimin e nisur që në vitin 2013.

Në 5 sezone me Ducatin, piloti italian ka fituar 8 gara dhe ka arritur të ngjitet në podium edhe në 13 raste të tjera, duke iu afruar shumë pranë titullit kampion bote në vitin 2017.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë kërkesat e diasporës shqiptare për institucionet e Kosovës janë…