Drashkoviq: Ivanoviq u vra sipas modelit të shërbimeve të Millosheviqit

16 janar 2018 | 19:09

Politikani serb Vuk Drashkoviq, kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), thotë se vrasja e Oliver Ivanoviq në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës është kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviqit nga vitet e ’90-ta.

Drashkoviq ka deklaruar se të shtënat ndaj Oliver Ivanoviqit janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën europiane të Serbisë.

“Oliver Ivanoviq ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, tha Drashkoviq, njofton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka shtuar se autoritetet në Kosovë duhet ta zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin e krimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit, politikan serb që sot…