Drejtori i ATK-së, pjesë e konferencës në Mal të Zi

26 mars 2018 | 15:00

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri së bashku me menaxhmentin e lartë, janë duke marrë pjesë në konferencën me temën  “Udhëheqja e ndryshimeve në një Administratë tatimore moderne”, e cila është duke u mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.

“Në këtë ngjarje do të trajtohen temat nga ndryshimet më të fundit në drejtim të menaxhimit të ndryshimeve dhe sfidave që ballafaqohen shtetet në rajon. Po ashtu, si temë e veçantë do të trajtohet edhe menaxhimi i performancës në organizatë, në mënyrën më të mirë të mundshme”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, pjesëmarrës në këtë konferencë janë edhe përfaqësues nga administratat tatimore të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Armenisë, Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Mongolisë,  Ukrainës, Maqedonisë dhe Rumanisë. “Gjithashtu, pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit nga  Fondi Monetar Ndërkombëtar, CEF, Administrata Tatimore e Holandës.  Qëllimi është që të shkëmbehen përvojat dhe sfidat që janë duke kaluar administratat tatimore drejtë zbatimit të ndryshimit në organizatë, e cila është një ndër kushtet kryesore për të qenë organizatë modern”, është thënë në këtë njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse me nivelin më të lartë të papunësisë, disa përparime…