Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

17 korrik 2018 | 21:04

Skuadra e Dritës nga Gjilani e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve nga Malmo (2-0), dhe në këtë mënyrë eliminohet në rrethin e parë kualifikuese me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita nga Gjilani ndeshjen e parë e kishte humbur 0-3 në Mitrovicë, kurse sonte luajti më mirë duke rrezikuar dy herë seriozisht portën e vendasve, por Neziraj dhe Shala nuk i konkretizuan në gol rastet që kishin.

Malmo shënoi dy golat e fitores në pjesën e dytë nëpërmjet Stadberg (55) dhe Eric Larsson (60).  Tash skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi do të bëjë gara në Ligën e Evropës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy aeroplanë janë detyruar të bëjnë ulje të detyrueshme në…