Drita ndalet nga Vëllaznimi

02 mars 2018 | 14:55

KF Drita pas dy fitoreve në sezonin pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll, është ndalur sot në ndeshjen ndaj Vëllaznimit nga Gjakova (1-1).

Skuadra gjilanase ishte e para që kaloi në epërsi me golin e shënuar nga sulmuesi Kastriot Rexha (65), por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe kërkuan golin e barazimit që e arritën gjatë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Autor i golit ishte Lekë Vula, kurse duhet cekur se nga minuta e 77-të, mysafirët luajtën pa një lojtar.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka thënë se shërbimi primar…