Dua Lipa, bashkëpunim me Ariana Granden

19 Janar 11:34

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa vazhdon të na surprizojë çdo ditë e më shumë.

Këtë herë ajo në llogarinë e vet në “Instagram” ka postuar një foto së bashku me këngëtaren Ariana Granden, çfarë na bën të mendojmë se midis tyre mund të ketë një bashkëpunim.

Aktualisht Dua Lipa, e nominuar me pesë çmime rekord në “BRIT Awards”, është duke punuar për regjistrimin e albumit të saj të ardhshëm, çfarë ka shtyrë mediet të shkruajnë se fotoja me Ariana Granden lidhet pikërisht me këtë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Rënia e temperaturave në Kinë është bërë shkak i një…