Dugolli: Liderët duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për demarkacionin

07 mars 2018 | 21:52

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Bujar Dugolli, ka thënë se liderët e Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për demarkacion.

“Me Maqedoninë është zgjidhur problemi i demarkacionit, edhe me Malin e Zi do të zgjidhet. Në të ardhmen do të ketë demarkim edhe me Serbinë”, ka thënë Dugolli në “RTK”.

Sipas tij duhet të ketë pajtim në mes të Ramush Haradinaj dhe të Albin Kurtit për demarkacionin me Malin e Zi.
“Nuk do të jetë mirë që të varemi nga Lista Serbe”, ka deklaruar Dugolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshje të dendura dëbore të parashikuara gjatë paradites së sotme…