Duhet të gjejmë zgjidhje konsensuale për demarkacionin

08 shkurt 2018 | 15:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje e shpejtë konsensuale për demarkacionin me Malin e Zi.

Hoxhaj ka thënë për “Epokën e re” se Kosova duhet ta gjejë një zgjidhje për këtë temë, në mënyrë që të ecën përpara.

“Kjo është çështja më e rëndësishme në politikën e Kosovës. Prandaj, si Qeveri dhe si partner të koalicionit duhet ta gjejmë një zgjidhje konsensuale e cila do të duhej të votohej në Kuvendin e Kosovës. Unë nuk jam për atë që ne të tregojmë vetëm përmes deklaratave se cilat janë qëndrimet tona, sepse dihen qëndrimet e secilit subjekt politik dhe pothuajse të secilit individ sa i përket kësaj teme. Duhet ta krijojmë një momentum dhe ta dërgojmë marrëveshjen dhe raportin e komisionit në Kuvendin e Kosovës dhe ta gjejmë një zgjidhje që të ecim përpara. Nëse ju e keni dëgjuar me vëmendje deklaratën e Mogherinit, ka theksuar qartë se në atë moment kur përmbushet kriteri i demarkacionit, qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza drejt Evropës. Mendoj se një deklaratë e tillë e thënë në Bruksel ka qenë lajmi më i fuqishëm që mund ta thotë dikush nga pozita që ka aktualisht Mogherini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohjet e reja dhe rrumbullakimi i subjektivitetit ndërkombëtar me anëtarësimin…