Duranti, vendimtar në fitoren e Golden States

19 dhjetor 2017 | 18:33

Golden State ka fituar 116-114 ndaj Lakersit pas kohës shtesë, në përfundim të një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione.

Të dyja takimet sezonale mes dy ekipeve janë vendosur në shtesë, të fituara nga Warriorsi, me Durantin që bëri diferencën në parket, duke realizuar 36 pikë e 11 rebaunde, ndërkohë që 47 pikë i realizuan lojtarët e stolit. Për Lakersin u dallua Kuzma, me 25 pikë, por që s’mjaftuan për ta evituar humbjen.

Rezultatet: Charlotte – New York 109-91, Indiana – Boston 111-112, Atlanta – Miami 110-104, Chicago – Philadelphia 117-115, Houston – Utah Jazz 120-99, Minnesota – Portland 108-107, Oklahoma – Denver 95-94, Dallas – Phoenix 91-97, San Antonio – Clippers 109-91, Lakers – Golden State 114-116.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar…