Dy Koret pajtohen të mbajnë një samit në prill

06 mars 2018 | 17:39

Koreja e Veriut është pajtuar që të mbajë një samit me Korenë e Jugut në fund të muajit prill dhe është e gatshme të flasë për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara, ka treguar se Zyra e presidentit jugkorean.

Samiti do të ishte i treti midis liderëve të dy Koreve, të cilat teknikisht janë në luftë, pasi Lufta e Koreve e viteve 1950-53 ka përfunduar me armëpushim, në vend të traktatit të paqes. “Jugu dhe Veriu janë pajtuar të mbajnë samitin e tretë në Panmunxhom, në fund të prillit”, ka deklaruar Chung Eui-yong, këshilltar për siguri kombëtar i presidentit jugkorean.

Dy samitet paraprake janë mbajtur në vitin 2000 dhe 2007, të cilat i ka udhëhequr presidentët jugkoreanë Kim Dae-jung dhe Roh Moo-hyun, të cilët kanë evokuar për dialog me Phenjanin.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po ashtu janë pajtuar për një linjë të hapur të komunikimit, në mes të dy liderëve të vendit për të “shtendosur tensionin ushtarak dhe për të pasur koordinim më të afërt”, ka thënë Chung.

Koreja e Veriut gjithashtu është zotuar që të ndalojë testimet e raketave dhe programin bërthamor gjatë periudhës së bisedimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryetarja…