Dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve

08 janar 2018 | 10:48

Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë “Powerball”, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë “Mega Millions”.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura. Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në “Powerball” e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.

Ndërsa tiketa e “Mega Millions” është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.

Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100.000 euro për shitjen e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka nisur takimin e parë…